Explore
Also Available in:

Behemothët e tunxhtë të peshkopit Bell!

nga Philip Bell

Në qershor 2002, unë me gjithë familjen bëra një vizitë në katedralen e Carlisle (në veri të Anglisë afër Skocisë) posaçmërisht për të shikuar nën një tapet! Nën një tapet mbrojtës përgjatë një korridori kryesor të katedrales (në fakt shtegu kryesor midis stolave të korit) është një varr mjaft i madh, i stolisur me tunxh të shtruar në gur. Ai varr i përket simotrës sime (edhe pse me aq sa di unë nuk jemi kushërinj!), Richard Bell, peshkop në Carlisle deri pak para vdekjes së tij në 1496.

Bishop Bell’ tomb

Histori të ndryshme

Varri i peshkopit Bell tregon shenjat e qarta të fërkimit dhe gërryerjes masive pas disa shekujsh me këmbë të zvarritura. Vetëm gjatë rreth 100 vjetëve të fundit skeletet e dinozaurëve janë rindërtuar me saktësi. Para kësaj kohe, shkencëtarët që klasifikuan këta zvarranikë bashkuan kockat gabimisht duke bërë portretizimet e para artistike tepër të pasakta. Duket shumë e pangjarë që ndonjë artist i shek. XV të ketë portretizuar një krijesë që nuk e kishte parë asnjëherë. Përkundrazi, ka më shumë mundësi që këto gdhendje u bënë që të gjitha për krijesa të vëzhguara. Me sa duket, e vetmja arsye që kërkuesit e sotëm të mos i identifikojnë si dinozaurë është anësia e tyre antibiblike që njerëzit dhe dinozaurët nuk kanë ekzistuar në të njëjtën kohë.

Për vizitorin e shkujdesur, vështrimi i kësaj figure të madhe prej tunxhi, të shtruar në gur, nuk do të zbulonte asgjë të jashtëzakonshme (shihni tek figurat 1 dhe 3 1 [falë kufizimeve të të drejtave të autorit, figura 3 gjendet vetëm në revistën Creation]). Por kur e shikojmë më nga afër, shohim gdhendje krijesash të cilat çdo fëmijë në shek. XXI do t’i njihte menjëherë si dinozaurë! Me leje nga prifti me përgjegjësi për katedralen, 2 tapeti u hoq që të nxirrja disa fotografi. Falë gjendjes së tejfërkuar të tunxhit, nuk më lejuan të bëja një kopje me letër të fërkuar me dyllë sipër tunxhit, 3 por përgjegjësi më dha bujarisht disa kopje. 4

I lindur në 1410, Richard Bell u bë murg në Durham në moshën 16 vjeç. Ai mbeti murg për 50 vjet, dhe gjatë kësaj kohe u bë prift dhe u diplomua në Oksford. Pas një kohe si kryemurg ë Durham (1464-1478), ai u gradua në peshkop në Carlisle në 1478. Si murg nuk kishte të drejtë të hartonte një testament, por historianët pranojnë që vdiq në 1496, dhe prej kësaj vjen edhe data që i njihet varrit të tij. 5 Tunxhi tregon peshkopin Richard Bell (1.44m i gjatë) nën një ç ADër gotike (2.9m e gjatë) i veshur me rrobat e plota të pozitës së tij, me gjithë mitrën (kapelen e peshkopit) dhe shkopin e kërrusur.

Por është pikërisht fileta e ngushtë prej tunxhi (2.9m e gjatë) e cila kalon periferinë e varrit, ajo që përmban gjërat veçanërisht interesante. Falë kalimit të kohës (dhe mijëra të panumërta këmbësh që e shkelën!), disa pjesë të filetës kanë humbur prej kohësh, duke përfshirë gjithë pjesën në fund. Sidoqoftë, midis fjalëve të mbishkrimit latinisht, ka figura të kafshëve të ndryshme. Shumica prej këtyre nuk të bien në sy – peshq të ndryshëm, një ngjalë, një qen, një derr, një zog, një nuselalë/herminë – por disa prej gdhendjeve portretizojnë krijesa të pazakonta.

Në një gdhendje krijesat u ngjajnë pagabimisht dinozaurëve të caktuar (Figura 2). Mirëpo si mund të ndodhë kjo, duke qenë se varri i peshkopit u vulos dhe u stolis mbi tre shekuj para se kockat fosile të këtyre krijesave u gërmuan, u përshkruan dhe u emëruan në mënyrë sistematike?

Dinozaurë në shek. XV?

Para se të shpikte Richard Owen emrin ‘dinozaur’ (që do të thotë zhapik i tmerrshëm) në vitin 1841, 6 vetëm pak shkencëtarë të elitës dinin për ekzistencën e tyre. Kocka jashtëzakonisht të mëdha ishin gjetur para shek. XIX – një libër nga Robert Plot, i botuar në 1676, përmban përmendjen e parë. 7 Por njerëzit vrisnin mendjen se prej çfarë krijesash vinin këto kocka të hershme; disa madje besonin se vinin nga njerëz gjigantë. 8 Sot shkencëtarët kanë përshkruar qindra ‘specie’ dinozaurësh dhe i kanë futur në disa grupe të veçuara taksonomike.

Duke u nisur nga pranimi i tregimit biblik për krijimin dhe historinë e tokës, del se këto grupe të mëdha kishin prejardhjen nga ‘llojet’ origjinale që Perëndia krijoi në Ditën 6 (shihni tek Zanafilla 1) – po të njëjtën ditë kur ai krijoi dhe njerëzit. Më vonë, Noeu mori në Arkë nga një çift të çdo lloj krijese që banonte në tokën e thatë dhe që merrte frymë nëpër flegrat e hundës, dhe këta do të përfshinin dhe përfaqësues të çdo lloji dinozaurësh (shihni tek Zanafilla 7:2, 8–9, 14-16). 9 Të gjithë njerëzit dhe kafshët tokësore jashtë Arkës humbën nëpër botë në Përmbytjen e Madhe ( Zanafilla 7:19-23). Gjatë viteve në vazhdim, pasardhësit e atyre që mbijetuan në Arkë u përhapën në mbarë botën, ashtu siç kishte synuar Perëndia ( Zanafilla 8:15-17).

Sauropod depiction

Edhe pse duket se dinozaurët janë të zhdukur sot, 10 nuk do të ishte shumë e çuditshme nëse disa lloje do të kishin mbijetuar deri mjaft vonë. 11 Nëse ndodhi kështu, njerëzit do të kishin dëshmuar për ta gjatë shekujve pas Përmbytjes duke regjistruar ekzistencën e tyre në letërsi dhe në arte.

Në fakt, disa shkrimtarë të Dhiatës së Vjetër u drejtuan nga Fryma e Perëndisë të përmendnin dragonj 12 dhe libri i Jobit ( kapitujt 40 dhe 41) përshkruan dy krijesa mbresëlënëse – behemothin dhe leviathanin – të cilët nuk i ngjajnë asnjë krijese të gjallë sot, por tingëllojnë mjaft si dinozaurë. Për më tepër, tregime për krijesa rrëshqanore të mëdha dhe/ose të frikshme (të cilat shpeshherë përshkruhen si dragonj) gjenden me bollëk në kultura nëpër botë. 13

Sot, falë besimit evolucionar që asnjë dinozaur nuk mbijetoi pas të ashtuquajturit kretaku (prej gjoje para 65 miliona vjetësh), shumica e njerëzve msopërfillin gjithë këto evidenca thjesht si mite dhe legjenda, ndërkohë që lënë mënjanë mësimet e qarta të Biblës. Mirëpo për mendjen pa paragjykime, ‘behemothët e tunxhtë’ të peshkopit Bell sugjerojnë që të paktën disa prej këtyre krijesave ishin mirë e të gjalla në Mesjetë.

Ndonëse mjerisht disa nga hollësitë janë gërryer, Figura 4 tregon dy dinozaurë në luftim (ose ndoshta njohje!). Ai në të djathtë u ngjajnë shumë rindërtimeve të kohëve të fundit të dinozaurëve sauropodë, p.sh. Apatosaurus; shihni tek Figura 2. Ai portretizohet me qafën në pozitë horizontale, në vend të pozitës së ngritur siç besonin paleontologët (shkencëtarët që studiojnë fosilet) besonin deri mjaft vonë. 14 Në mënyrë të ngjashme, bishtin e ka të mbajtur pezull, dhe jo të shtrirë përtokë siç tregojnë të gjitha rindërtimet e sauropodëve përveç atyre më të fundit. 15 Krijesa në të majtë ka shtojca afër fundit të bishtit që i kujtojnë çdo entuziasti dinozaurësh bishtin me thumba të Stegosaurus ose ndoshta bishtin kockor dhe si kopaçe të disa dinozaurëve ankilozauridë si p.sh. Euoplocephalus. Ka mundësi që të dyja krijesat kishin këto shtojca në bisht; lakimi në në fund të bishtit të kafshës në të djathtë mund të jetë gjithçka që na mbetet, pasi hollësitë janë prishur prej kohësh.

Nga pluhuri i epokave të kaluara

Behemoths

Këto imazhe habitëse tregojnë ato që duken si dinozaurë. Nga e djathta, fotografi ynë zbulon gdhendjet në shiritin e tunxhtë të cilat çdo fëmijë në shkollë do të identifikonin pa pikë hezitimi si dinozaurë të njohur sauropodë – pra ata me qafë dhe bisht të gjatë. Ata duken se merren me luftim me qafat (siç është tipike edhe e sjelljeve të gjirafave) ose ndoshta shfaqje për të marrë femra, të cilat gjithashtu janë të njohura në mbretërinë e kafshëve.

Eryops look-alike

Nga e majta: imazhi i ndonjë tipi të pazakonshëm krijese e cila nuk identifikohet aq kollaj, por që i ngjan amfibit Eryops.

Ky shikim i vogël në botën zoologjike të shek. XV tingëllon i vërtetë për një arsye tjetër. Sot, meshkujt e disa kafshëve qafëgjata vërehen se merren me prova force, për të vendosur dominim dhe kështu të drejtën për të marrë femra në kohën kur mund të lindin. Kjo gdhendje e dy dinozaurëve në ‘luftim’ sigurisht që i ngjan ‘qafosjes’ së gjirafave.

Një gdhendje tjetër në tunxhin e varrit të peshkopit Bell (Figura 5) nuk duket se i ngjan asnjë kafshe të gjallë sot. Mjerisht ajo është shumë e gërryer por mund të dallojmë një kokë dhe gojë me përmasa krokodili. Megjithatë, këmbët nuk u ngjajnë atyre të kafshëve si krokodili dhe duket se ka më të ngjarë të jetë ndonjë krijesë rrëshqanore tashmë e zhdukur.

Natyrisht, jo të gjithë njerëzit do të binden që këto bisha janë vërtet dinozaurë. Shumë njerëz janë kaq ‘të evolucionizuar’ 16 saqë ndiejnë veten të detyruar të shpikin pretekste për të shpjeguar atë që shohin si anakronizëm (mospërputhje kohore). Për shembull, prifti përgjegjës i katedrales Carlisle shkroi sa vijon në një letër drejtuar David Jolly (SHBA): “Këto figura përfshijnë lloje të ndryshme bimësh, zogjsh, qensh, peshqish, një lakuriq, një ngjalë dhe disa kafshë mitologjike. Nuk besoj se fjala ‘dinozaur’ është e përshtatshme në këtë kuadër. Zbukurimet janë tipike të asaj periudhe, dhe nuk janë aspak të pazakonta ose të dallueshme” (shtohet theksi).

Nga ana tjetër, ekzistenca e figurave dinozaurësh nga kjo periudhë nuk i paraqet asnjë problem njeriut i cili pranon atë që nënkupton qartë Bibla – pra që njerëzit ishin dikur bashkëkohorë me dinozaurët. Pa dyshim shumë dashkan të besojmë që artizani i Rilindjes sajoi një kafshë e cila, thjesht rastis t’i ngjajë një dinozauri.

Nëse ky nuk është një falsifikim dinak 17 (gjë që ka shumë pak mundësi, duke marrë parasysh vendndodhjen e figurave!), ai përbën një evidencë tjetër që dogma standarde evolucionare për dinozaurët dhe për zhdukjen e tyre gjoja para 65 miliona vjetësh është krejt e gabuar.

Referenca

  1. Gdhendje/fërkim i të gjithë tunxhit; Lack, W., Stuchfield, H.M. and Whittemore, P., The Monumental Brasses of Cumberland and Westmorland, London, Monumental Brass Society, fq. 21, 1998. Kthehuni në tekst
  2. Rev. Canon David W.V. Weston, Predikues Katedraleje me përgjegjësi për katedralen dhe bibliotekën e saj. Në një letër me dt. 5 Qershor 2002. Kthehuni në tekst
  3. Në fakt, vetëm pak vite më përpara, pjesët e tunxhit ishin hequr dhe rivendosur në mënyrë profesionale sepse po liroheshin nga guri më poshtë.. Kthehuni në tekst
  4. Ne vlerësojmë shumë bashkëpunimin e priftit Weston. Ai në fakt nuk mban pikëpamjen që këto krijesa janë dinozaurë, siç shpjegon më poshtë ky artikull. Megjithatë, ai më takoi në vizitë dhe më tregoi disa dokumente ndihmëse për tunxhat e varrit si dhe për vetë peshkopin Bell. Kthehuni në tekst
  5. Dobson, B., Richard Bell, prior of Durham (1464–78) and bishop of Carlisle (1478–95), tek: Transactions of the Cumberland & Westmorland Antiquities & Archives Society 65:182–221, 1965. Kthehuni në tekst
  6. Dr Owen (më vonë Profesor Sër Richard Owen) bëri këtë shpallje të famshme në një mbledhje të Shoqatës Britanike për Përparimin e Shkencave, duke u mbështetut tek njohuritë e skeleteve fosile të Iguanodon, Megalosaurus dhe Hyaeosaurus. Kthehuni në tekst
  7. Prifti Robert Plot ishte Profesor of ‘Chymistry’ në Universitetin e Oksfordit, dhe ai identifikoi kockën e thyer (nga një gëlqerore në Oxfordshire) si pjesë e një kërciri. Që atëherë kampioni ka humbur por ndoshta i takonte një dinozauri Megalosaurus. Shihni tek: Benton, M.J., The Penguin Historical Atlas of the Dinosaurs, Penguin Books Ltd., London, fq. 12, 1996. Kthehuni në tekst
  8. Charig, A., A New Look at the Dinosaurs, British Museum (Natural History), London, fq. 45, 1985. Kthehuni në tekst
  9. Ham, K., The Great Dinosaur Mystery Solved! A biblical view of these amazing creatures, Master Books, Arkansas, 1998. Kthehuni në tekst
  10. Zhdukja e dinozaurëve nuk përbën asnjë mister të madh nëse nisemi nga Shkrimet; shihni tek ref. 9, fq. 11–17. Gjithashtu tek Ham, K., What really happened to the dinosaurs? Answers in Genesis, 2001. Kthehuni në tekst
  11. Ka mundësi që disa dinozaurë, të cilët komuniteti shkencor beson se kanë kohë që janë zhdukur, do të gjenden ende duke banuar në pjesë të paprekura të tokës. Shihni tek: Woetzel, D., Behemoth or bust: an expedition into Cameroon investigating reports of a Sauropod dinosaur, Journal of Creation 15(2):62–68, 2001. Kthehuni në tekst
  12. Në shumë raste konteksti tregon pa dyshim që këta ishin krijesa të vërteta, ndonëse të pazakonta, dhe që këta shkrimtarë biblikë ishin njohur me to. Shihni tek ref. 9, fq. 33–52. Kthehuni në tekst. Kthehuni në tekst
  13. Shihni, për shembull, tek: Dragon fossils seized, Creation 17(4):9, 1995; Alferov, T., Dragons: animals not apparitions, Creation 22(3):14–16, 2000; Johnson, B., Thunderbirds: Did the American Indians see winged dinosaurs ? Creation 24(2):28–32, 2002.. Kthehuni në tekst
  14. See Towering dinosaurs a tall story? Creation 21(4):8, 1999; komentim mbi një raport tek Science. Kthehuni në tekst
  15. Për shembull, para disa vitesh, Muzeu Britanik i Shkencave Natyrore ripozicionoi bishtin e skeletit Diplodocus në galerinë kryesore për t’iu përputhur mendimeve të reja. Gjithashtu, ata dinozaurë sauropodë të cilët kanë figuruar në emisionet e BBC-së me titull Walking with dinosaurs, janë treguar që të gjithë me këtë pozë prej harku. Kthehuni në tekst
  16. Domethënë, ‘faktet’ e evolucionit dhe miliona vjetëve të historisë së tokës janë kaq të ngulitura në mendjet e tyre saqë evidenca të cilat duhet t’i bëjnë të vënë në pikëpyetje botëkuptimin e tyre vetëm sa ri-interpretohen që t’i përputhen asaj!. Kthehuni në tekst
  17. Fatkeqësisht, disa evidenca për bashkëkohësinë e njeriut me dinozaurët, të cilat në fillim dukeshin të besueshme, kanë dalë më vonë si gabime. ‘Gurët Ika’ shumë të debatuar —prej gjoje gdhendje të mirëfillta të dinozaurëve nga Peruja e kohës para Inkave—janë demaskuar më vonë si mashtrime. Creation 24(2) paraqiti këta me parullën e kujdesshme, ‘Shumë të mirë për të qenë të vërtetë?’ Në fakt, doli që një kirurg peruan i paskrupullt kishte blerë gurët nga një artist lokal dhe i kishte futur në muzeun e tijduke pretenduar se ishin produkte të vjetra njeriu; artisti vetë bën këta gurë për turistët dhe kurrë nuk pretendon se janë të vjetër. Që atëherë Instituti i Shkencave Gjeologjike në Londër ka shqyrtuar një nga gurët dhe vërtetoi origjinën e tij të vonshme. Mashtrimi u demaskua në një dokumentar televiziv Nova në vitin 2002, me titull ‘Çështja e Astronautëve të Lashtë’.

    [Shënim i redaktorit, Dhjetor 2003: Shënimi 17 i këtij artikulli deklaroi se gurët Ika janë sigurisht falsifikime dhe që një person i lidhur me ta (tani i vdekur) si ‘i paskrupullt’. Megjithatë, ashtu siç na kujtuan disa njerëz, dhe siç pranojmë, gjithanshmëria e këtij gjykimi është e papërshtatshme thjesht duke u nbështetur tek fakti që një, ose pak prej tyre ishin mashtrime të gdhendura kohët e fundit. Ndonëse nuk do të këshillojmë që ndonjeri t’i përdorë si evidencë për të mbështetur Biblën deri sa kjo çështje të hetohet plotësisht në literaturën teknike krijimbesuese, ne kërkojmë falje pa kusht për ndonjë shqetësim të shkaktuar nga ky shënim. ( Creation 26(1):5)] Kthehuni në tekst