Explore
Also Available in:

Basti i Paskalit

nga Russell Steyne
përktheu Dan Baynes

Blaise Pascal
Blaise Pascal nga Augustin Pajou, Wikipedia

A dëshironi ta ndani mesazhin e ungjillit me filanin, sidomos ungjillin në krijimin, kurse ai/ajo nuk ju vë veshin fare? Ndoshta thotë se nuk ka nevojë ose rëndësi të kalojë kohë për të rrahur çështjen? Përpiquni që të marrin parasysh Bastin e Paskalit.

Bleis Paskali1 është shkencëtari dhe i krishteri i shek. XVII i cili u njoh në emërimin e njësisë së presionit, paskali.2 Presioni atmosferik në parashikimet e motit shprehet shpesh me kilopaskale. Bleisi, si shumë mendimtarë të epokës së tij, ishte dhe filozof dhe teolog. Basti i Paskalit, të cilin ai përdori si ‘provë’ të Perëndisë,3 përdoret shpeshherë për ilustrimin e teorisë së vendimeve,4 e sidomos për pakësimin e humbjeve në minimum. Ndonëse Basti i Paskalit në fakt as që i afrohet ‘provës së Perëndisë’, prapë ai mund të hyjë në punë për të shtyrë ndokënd të mendojë seriozisht për rëndësinë e shqyrtimit të realitetit të ekzistencës së Krijuesit.

Kështu pra, ç’është Basti i Paskalit? Paskali propozoi që në univers ka një nga dy të vërteta, dhe një nga dy mënyra për të jetuar në raport me këto të vërteta.

Të vërtetat: Ose Zoti ekziston, ose Zoti nuk ekziston.

Mënyrat për të jetuar: Ose mund të jetosh sikur Zoti ekziston, ose mund të jetosh sikur Zoti nuk ekziston.

Duke bashkuar këto, nxjerrim këto përfundime:

  1. Nëse Zoti nuk ekziston, dhe jetoni sikur ai nuk ekziston, nuk keni humbje.5
  2. Nëse Zoti nuk ekziston, dhe jetoni sikur ai ekziston, nuk keni humbje por fitoni dobitë e një jete më të mirë.
  3. Nëse Zoti ekziston, dhe jetoni sikur ai nuk ekziston, humbni me okë.
  4. Nëse Zoti ekziston, dhe jetoni sikur ai ekziston, nuk keni humbje dhe fitoni gjithçka.

Tani, të jetosh sikur Zoti ekziston nënkupton më shumë sesa thjesht të pranosh që ai ekziston (‘edhe demonët besojnë dhe dridhen’ Jakobi 2:19). Kjo duhet të përfshijë dhe njohjen e nevojës për faljen nga Zoti nëpërmjet Jezu Krishtit. Duke përdorur Bastin e Paskalit mund ta ndihmoni shokun të shohë që po luan bixhoz me jetën e përjetshme të tyren. Nëse do vërtet t’i minimizojë humbjet, ia vlen atij/asaj t’ju japë kohë t’i tregoni realitetin e Perëndisë-Krijues si dhe nevojën për t’u shpëtuar nga pasojat e mëkatit në gjykimin që po vjen.

Pascal’ table

Referenca dhe shënime

  1. Lamont, A., Great creation scientist, Blaise Pascal (1623 1662) Creation 20(1):38–39, 1997; <creation.com/pascal>. Kthehuni në tekst
  2. Një paskal (Pa) është i barazvlefshëm me një forcë prej një njutoni (N) e cila ushtrohet në një sipërfaqe prej 1m2. Kthehuni në tekst
  3. Stumpf, S. E., Socrates to Sartre: A History of Philosophy, edicioni i 6-të, McGraw Hill, Sidnei, 1999. Kthehuni në tekst
  4. Për shembull: Jeffrey, R.C., The Logic of Decision, edicioni i 2-të, The University of Chicago Press, Çikago, 1990. Kthehuni në tekst
  5. Në fakt, nëse jetoni sikur Zoti nuk ekziston, kështu që ju mungojnë moralet absolute, kjo shkakton humbje masive. Shihni tek Cardno, S., The creation basis for morality, Creation 24(3):44–47, 2002 dhe <creation.com/morality>. Kthehuni në tekst